Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Nd’rrim i Natës" ka qenë i ftuar reperi i njohur shqiptar Don Phenom i cili ka zbuluar shumë të pathëna për jetën private dhe karrierën e tij. I pyetur nga moderatori se nëse është në një lidhje, reperi e ka pranuar publikisht se është i dashuruar me një shqiptare.

“Po kam të dashur. Pse të mos e pranoj se jam në lidhje? Shqiptare është”, tha ai duke mos e zbuluar emrin e vajzës në fjalë. Mirëpo, ndonëse tashmë është i lidhur, Don Phenom se pati aspak problem të tregonte dhe emrin e ish të dashurës së tij.

“E dashura ime e parë ka qenë kur isha 13 vjeç, është portorikane, e ka emrin Shaolin dhe nuk ka për ta parë këtë emision hiç! Të përshëndes”, tha duke qeshur Don Phenom teksa më vonë zbuloi se nëse ka qenë ndonjëherë në një marrëdhënie me ndonjë VIP.

“E di si është problemi, si unë dhe ti e dimë që jemi të lidhur tani dhe nuk duam ta ofendojmë atë që kemi në shtëpi. Për këtë arsye do e ha këtë specin”, tha ai duke nënkuptuar se ka qenë.






