Nga Shqipëria / E Martë 14 Maj 2019, 10:10

Nuk është Kresha: S'do ta besoni me cilin artist po e sjell Enca këngën e re

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia do të sjellë shumë shpejt këngën më të re "Hajde", e cila do të jetë një bashkëpunim me një artist, emrin e të cilit ajo nuk e ka zbuluar për publikun.

Disa ditë më parë u bë e ditur se këngëtarja do të bashkëpunojë me Mc Kreshën për hitin e ri, mirëpo këto lajme u hodhen poshtë. Sipas "Iconstyle", kënga "Hajde" do të jetë bashkëpunim mes Encës dhe Muharrem Ahmetit.

Madje, në profilin e tij në Instagram, Muharremi kishte publikuar disa poza me këngëtaren, teksa shfaqeshin në një studio diskografike.