
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, prej vitesh tashmë është bërë shumë e njohur dhe ka arritur një sukses të madh në Amerikë ku dhe këngët e saj janë kthyer në hite. Ajo asnjëherë nuk ngurron që ta tregojë hapur origjinën e saj shqiptare dhe në emisione të ndryshme ka folur plot krenari për vendlindjen e saj.
Së fundmi, këngëtarja e famshme ka vendosur të surprizojë nënën e saj në mënyrën më të ëmbël. Nëpërmjet disa videove në të publikuara në ‘Instastory’ shihet se Bebe i ka organizuar një surprizë së ëmës për ditën e nënës.
“Çanta e parë ‘Chanel’ për mamin. Të dua, meriton 1 milion çanta ‘Chanel’”, ka shkruar Bebe pranë postimeve duke treguar se nëna e saj është habitur dhe përlotur nga surpriza që e bija i kishte përgatitur.