Disa ditë më parë tërhoqi vëmendjen sherri mes dy reperëve, Feros dhe Dudës, të cilët u kapën në komente pas një postimi të Feros: "Unë jam artisti rap më i mirë në botë."

Kjo nuk i pëlqeu aspak Dudës, i cili iu kundërvu në komente, ndërsa replikat mes tyre përfunduan në tone të ashpra. Mirëpo së fundmi, Duda ka vendosur t'i japë fund gjithaçkaje me një mesazh për Feron në postimin e tij në Instagram.

"Un smirrna me fmijë se boll tmit jam tu i rrit e tu msu... TA KOM FAL UNË a fansat qka bojn nuk jap pergjegjsi."- shkruante Duda krahas fotos së tij.








