Ëngjëllusha Salihu është vajza e këngëtares së mirënjohur kosovare, Shyhrete Behluli e cila talentin në muzikë ja ka trashëguar edhe të bijës. Ëngjëllusha prej kohësh është pjesë e muzikës dhe ka realizuar disa këngë shumë të suksesshme, mes tyre edhe duete me të ëmën.

Ashtu siç ka edhe emrin, këngëtarja bukuroshe është cilësuar gjithnjë si ëngjëll, por së fundmi në një intervistë për "Prive", ajo ka zbuluar se ka bërë një tatuazh në vend të fshehtë.

Ëngjëllusha pranon se tatuazhi nuk i përkon me pamjen engjëllore që ka.

"Kam një tatuazh dhe mos më pyet se në çfarë vendi se nuk ta them", është shprehur këngëtarja.







