Fejesa, dasma, shtatzënia, të gjitha këto Elita Rudi i përjetoi brenda një viti gjatë të cilit ishte në qendër të vëmendjes dhe shumë e komentuar në media.

Hera e fundit kur Elitën e pamë në ekran ishte në qershor të vitit të kaluar me emisionin e saj "Elite show" në kanalin T7.

Moderatorja ka zbuluar sot se shumë shpejt do të rikthehet në ekran me të njëjtin emision.

Elita ka publikuar promon e emisionit ku shfaqet në super formë dhe tregon se është gati për t'u rikthyer në punë.










