Nga Shqipëria / E Hënë 13 Maj 2019, 17:05

Plasi sherri mes Rina Balajt dhe Baby G: M'ke kopjuar flokët

Reperet shqiptare prej kohësh vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të armiqësive që kanë krijuar me njëra-tjetrën. Së fundmi edhe Rina me Baby G kanë treguar se nuk kanë marrëdhënie aspak të mirë.

Këtë e ka vërtetuar edhe postimi i fundit i Baby G e cila shfaqet me flokë të kuqe dhe një fans i komenton se Rina e ka kopjuar.

"Normal, Baby G e vendos trendin", ja ktheu reperja duke treguar kështu se Rina e ka kopjuar.

Kujtojmë që Baby G ka qenë së fundmi shumë e komentuar për jetën private dhe lidhjen e dashurisë.