Nga Shqipëria / E Hënë 13 Maj 2019, 16:04

Mirupafshim flokë: Emina Çunmulajn s'keni për ta njohur me pamjen e re

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, e cila prej kohësh po jeton në Shtetet e Bashkuara me bashkëshortin dhe vajzat e saj, është një ndër modelet më të ndjekura e të komentuara në rrjete sociale.

Jeni mësuar t'a shihni me flokë të gjatë, mirëpo me siguri s'do ta njihni Eminën pas ndryshimit drastik në pamjen e saj.

Ajo i ka prerë flokët shkurt dhe ka ndarë me ndjekësit në Instagram një pozë me look-un e ri, me të cilin ka treguar se ndihet shumë mirë.

"Liria vjen në mënyra të ndryshme."- shkruan Emina krahas postimit që i ka lënë gojëhapur ndjekësit e saj.