Prej disa kohësh në media po komentohet gjatë raporti mes ish të dashurit të Morena Tarakut, Sasha Sobhani dhe modeles shqiptare Vildane Zeneli. Ditën e djeshme miliarderi iranian ishte nën shoqërinë e modeles shqiptare në Amsterdam.

Ishte vetë Vildanja e cila publikoi një foto në Instastory ku shihej përkrahë Sashës duke darkuar ndërkohë që e kishte etiketuar atë. Mjaftoi kjo që të gjitha mediat të shkruanin se mes dyshes ka lindur një histori dashurie.

Mirëpo, lidhur me këto lajme ka reaguar së fundmi vetë Vildane duke mohuar çdo gjë. Ajo ka shpërthyer kundër gazetarëve duke i quajtur ata dështak.

"Ka disa dështak si puna e gazetarëve që u pëlqen të spekulojnë dhe të besojnë çdo gjë. Nëse nuk e dini se çfarë bej dhe çfarë kam bërë prej kohësh mjaft shkruat mbeturina për 10 euro. Të paktën nxirrni faktet ashtu siç janë”, ka shkruar modelja në postimin e saj.







