Ditën e djeshme në spektaklin "E diell" ka qenë i ftuar aktori dhe këngëtari i njohur Genc Salihu i cili ka rrëfyer për jetën e tij private por edhe për rolin që kishte në filmin “Martesa”. Një film ky që bëri bujë 2 vite më parë për shkak të rolit që Genci luante.

Ai ra në dashuri me një mashkull me të cilin ka pasur edhe disa skena puthjesh. I pyetur për këto skena, Genci ka zbuluar për herë të parë edhe reagimin që ka bërë bashkëshortja kur i pa.

“E kam bërë mirë zemër?”, e ka pyetur Genci ndërkohë që Kaltrina ja ka kthyer:“Po shumë mirë, bukur e ke bërë. A pate nevojë që të bëje shumë dubla?”

“Po vallaj i bëra nja 25 dubla.", ka thënë Genci duke qeshur teksa zbuloi se në Kaltrina është regjisore dhe e ka parë këtë skenë me një sy tjetër.






