Lidhja e këngëtares Eni Koçi dhe Genc Perlvukaj ka qenë një ndër më të komentuarat në media. Çifti pak muaj më parë e bëri publike lidhjen duke treguar dhe se Genci i kishte propozuar këngëtares për martesë.

Po ashtu në media qarkulluan lajmet muaj më parë se Genci nuk i ka marrëdhëniet mirë me prindërit e Enit, por një gjë të tillë ai e hodhi poshtë duke treguar se për ata ka shumë respekt dhe se shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin.

Këtë gjë e tregojnë shumë mirë edhe pamjet e djeshme, ku Eni dhe Greta i kishin përgatitur një festë për 58 vjetorin e lindjes babait dhe në darkën e organizuar shihet se prezent ka qenë edhe dhëndri i shtëpisë, Genci.







