Reperi i njohur i hitit "That's mine", Gashi, është kthyer në një ndër emrat më të komentuar të showbizit, i cili e tregon kudo me krenari origjinën e tij shqiptare.

Së fundmi, ai publikoi një video ku shfaqej duke kërcyer valle popullore në mes të një clubi në Amerikë dhe krahas saj shkruante "Mos harroni rrënjët".

Në sy ka rënë menjëherë komenti i Emina Çunmulajt, e cila i thotë reperit se po pret dasmën e tij, ndërsa reperi i ka kërkuar publikisht modeles t'a ndihmojë për të gjetur një nuse.

"Më gjej dikë të lutem. Faleminderit."- shkruan Gashi në komente, siç mund ta shihni në foton e mëposhtme.







