Nga Shqipëria / E Hënë 13 Maj 2019, 09:09

Qau në prapaskenat e ‘Kënga Magjike’, Besi nxjerr zbuluar Pirro Çakon

Ditën e djeshme në rubrikën "BE Caffee" ka qenë i ftuar këngëtari dhe kantautori i njohur Pirro Çako i cili ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta e tij private. Teksa po flisnin për spektaklin ‘Kënga Magjike’ Besi, Erioni dhe Olsi e pyesin Pirron se nëse pas 7 vitesh mungesë do të rikthehet në spektakël.

Ndonëse ai është shpallur edhe fitues dhe ka shumë kujtime nga ajo skenë, Pirro habiti teksa tregoi se nuk ka ndërmend të marr më pjesë në këtë garë.

“Nuk është se e mendoj të rikthehem. Më pëlqen ta ndjek si spektator”, tregoi ai për publikun teksa më vonë Besi i nxori edhe një sekret.

Hera e fundit që Pirro performoi në ‘Kënga Magjike’ ishte këtë vit teksa këndoi një kolazh të këngëve të babait të tij Gaqo Çako, mirëpo pas përfundimit të performancës Pirro është përlotur menjëherë sapo ka shkuar në prapaskenë. Këtë detaj e ka zbuluar Besi i cili tha se Pirro i kërkoi të gjithëve që mos t’i flisnin për 5 minuta pasi ishte prekur.