Nga Shqipëria / E Diel 12 Maj 2019, 22:10

Presidenti Meta takohet me Fjolla Morinën, fotografohen së bashku

Ditën e sotme presidenti Ilir Meta dhe këngëtarja Fjolla Morina janë takuar rastësisht në fshatin Prevallë në Kosovë.

Fjolla ndodhej atje për drekë me nënën e saj me të cilën ka postuar edhe foto duke i shprehur dashurinë në Ditën Ndërkombëtare të Nënës.

Në të njëjtin vend ndodhej edhe presidenti të cilin Fjolla sapo e ka takuar ka bërë një foto të cilën e ka postuar në Instastory.

"Respekte", shkruan Fjolla krah fotos me presidentin Meta.