Me rastin e Festës së Nënës, që në mbarë botën festohet sot, Elita Rudi i ka bërë një dedikim shumë të ëmbël djalit të saj Zërit i cili erdhi në jetë dy muaj më parë.

Elita ka postuar në Instagram një kolazh me foto të saj dhe vogëlushit me mbishkrimin "Më shumë se një ndjenjë" dhe ka bërë një status me rimë.

"Mama e re, qejf i ri, kaq e bekuar me fëmijën tim. Netë të gjata, ditë të shkurtra, të kthehem pas? Në asnjë mënyrë. Të dua vogëlushi im. Ti je më shumë se ndjenjë. Gëzuar Festën e Nënës", shkruan Elita.







