Nga Shqipëria / E Diel 12 Maj 2019, 15:03

‘Të respektoj dyfish tani’, urimi i veçantë i Tolgës për Almedën

Ditën e sotme në vendet perëndimore por edhe në disa vende në Europë festohet dita e nënës. Të shumtë kanë qenë personazhet që nëpërmjet fotove kanë uruar nënat e tyre. Edhe aktori i njohur turk, Togahan SayıÅ?man, ka vendosur që të urojë bashkëshorten e tij Almedën duke qenë se kjo është hera e parë që bukuroshja shqiptare e feston.

Ai ka publikuar një foto ku shihet së bashku me të teksa pranë saj ka shkrua: “Dashuria ime më e bukur në botë gëzuar ditën e parë të nënës. Të qenurit dëshmitar në një lindje, njohja me këtë mrekulli është një ndjenjë e papërshkrueshme. Kjo nuk është vetëm për bashkëshorten time, më besoni se të gjitha nënat i respektoj dyfish tani. Gëzuar këtë ditë të veçantë, ju puth duart!”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tolgahan SayıÅ?man (@tsayisman) on

Kujtojmë që një javë më parë Almeda dhe Tolgahan u bënë prindër për herë të parë të një djali të quajtur Efehan me të cilin ende nuk kanë publikuar një foto.