Nga Shqipëria / E Diel 12 Maj 2019, 14:02

Bashkëpunimi i vitit: Enca sjell këngë me reperin e njohur shqiptar

Pak ditë më parë këngëtarja e njohur Enca dha lajmin e mirë për fansat që shumë shpejt do të sjell këngë me një këngëtar emrin e të cilit nuk e zbuloi. Nëpërmjet një postimi këngëtarja zbuloi se kënga e re do të titullohet 'Hajde'.

“Hajde ft...”, shkruante Enca pranë fotos ku shumë fansa dhanë mendimet e tyre lidhur me këngëtarin që mund të bashkëpunojë me Encën.

Mirëpo, pak më parë burime për 'Prive' kanë zbuluar se bukuroshja shqiptare do të sjell këngën e re me reperin shumë të dashur për publikun Mc Kresha. Siç dihet Mc Kresha ndër vite ka sjell një sërë bashkëpunimesh të suksesshme me disa nga këngëtaret më të njohura në vendin tonë si Elvana, Kida, Fifi, Eni Koçi etj dhe me siguri dhe bashkëpunimi me Encën do kthehet në super hit.