Nga Shqipëria / E Diel 12 Maj 2019, 11:11

‘Është djalë’, Morena Taraku ndan lajmin e ëmbël me fansat

Këngëtarja shqiptare Morena Taraku prej kohësh tashmë është larguar nga Kosova dhe jeton në Stamboll ku dhe po vazhdon karrierën e saj atje. Ajo është mjaft aktive dhe jeta e saj private ka qenë në qendër ë vëmendjes së medias.

Pas ndarjes nga miliarderi iranian, Morena u përfol se është fejuar duke qenë se postoi një foto me unazë ku shkruante: ‘Thashë po’. Ndërsa disa ditë më parë u tha se këngëtarja ishte në lidhje me reperin holandez me origjinë arabe Jalal Oba, lajme këto që Morena i mohoi.

Ditën e sotme, bukuroshja shqiptare ka ndarë një lajm të ëmbël me fansat. Në familjen e këngëtares sot ka gëzim pasi ka ardhur në jetë nipi i saj. Ajo nëpërmjet një postimi ka treguar se është bërë hallë e një djali të cilin e kanë pagëzuar me emrin Alk Taraku.