Nga Shqipëria / E Diel 12 Maj 2019, 00:12

Biznesmenia e njohur – Ermalit: Ti do ndryshosh botën

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” është Mimoza Thaçi, biznesmene, sipërmarrëse dhe spikere motivuese. Mimoza ju mëson si të arrini qëllimet dhe ëndrrat tuaja. Qëllimi i saj i vetëm është ta shpërndajë këtë informacion me të tjerët që edhe ju të manifestoni dëshirat tuaja. 

“Unë jam njeri shumë pozitiv si ka mundësi që nuk jam bërë akoma milionere?”, e pyeti Belinda Mimozën.

“Nëse je shumë pozitive është mrekulli që je në stafin e Ermalit. Ermal stafi yt duhet ta kuptojnë që kanë të bëjnë me një artist shumë të madh sepse Ermali do ndryshojë energjinë e botës për mirë. Nëse bëheni më shumë mendje të fuqishme dhe bashkoheni në një mendje, ju do bëni miliona e miliarda”, u shpreh Mimoza.