Pas Valerit, pjesë e “Xing me Ermalin”, mbrëmjen e sotme u bë edhe bashkëshortja e tij, Madalena. Ashtu siç Valeri zbuloi ekskluzivisht për “Xing me Ermalin”, ata do bëhen shumë shpejt prindër për herë të dytë.

Sapo Madalena hyri në studio ra në sy barku i rrumbullakosur.

Gjatë intervistës, Valeri dhe Madalena treguan si ranë në dashuri me shikim të parë me njëri-tjetrin.

“Ishte dashuri me shikim të parë. E njihja Valerin nga televizori sepse punonte tek tv Kopliku”, u shpreh Madalena.

“S’ma ka var hiç. Nuk e dha veten fare. Dhe më pëlqeu më shumë sepse të tjerat rrinin me gojë hapur gjatë gjithë kohës”, tha Valeri.








