Nga Shqipëria / E Shtunë 11 Maj 2019, 22:10

Ekskluzive/ Valer Kolnikaj bëhet baba për herë të dytë

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Valer Kolnikaj dha ekskluzivisht lajmin e bukur se do bëhet baba për herë të dytë.“Po presim një fëmijë, një bekim të madh nga Zoti”, u shpreh Valeri.

 

Ermali e surprizoi Valerin duke i sjellë në studio të ftuarit e publikut të mbushur me dhurata për të. 

“Është bekim i ardhur nga Zoti në kohën më të duhur. I qofshim falë Atij për çdo të mirë që na sjell në jetë dhe për çdo person që na zbukuron jetën”, u shpreh Valeri.

Valeri zbuloi se do bëhet sërish baba i një djali duke e bërë djalin e parë, Darion me vëlla. Modeli dhe doktori u shpreh se në të ardhmen shpreson të bëhet edhe me një vajzë.