Nga Shqipëria / E Shtunë 11 Maj 2019, 22:10

‘Jam tipik malësor’, Valer Kolnikaj i mbyll gojën moralistave

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, doktori dhe modeli më i komentuar i showbizit shqiptar, Valer Kolnikaj ka zbuluar shumë për jetën personale dhe gjatë intervistës ka treguar se është një malësor i vërtet.

Valeri i ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që dyshojnë se ai nuk është malësor duke u treguar se vazhdon t’i ndjekë traditat. Valeri madje zbuloi se me bashkëshorten e tij është martuar me shkuesi dhe pse më pas ka rënë në dashuri me shikim të parë.

“Unë jam djalë i vetëm, kam mbaruar studimet për mjekësi dhe pas 6 vitesh në Tiranë u ktheva në Malësinë e Madhe dhe jetoj me prindërit, ndryshe nga ata që i braktisin prindërit. Zgjodha të martohem me shkuesi. Ishte dëshira ime dhe e prindërve. U nis si shkuesi, por ishte dashuri me shikim të parë. Unë jam tipik malësor kështu që nuk e kuptoj si e vënë në diskutim jam apo s’jam malësor. Kush i ka këto? S’besoj i ka njeri. Imoralët ta bëjnë moralin sot”, u shpreh Valeri.