I ftuar sot në "Thumb" ishte moderatori shumë i dashur për publikun dhe shumë i komentuar, Xhani Shqerra i cili shquhet për elegancën e tij në të veshur, por edhe për deklaratat në emisione.

Gjatë intervistës, Xhani u shpreh se është ndjerë shumë i paragjykuar për shkak të sjelljes së tij.

"Në ka njeri që është ndjerë dikush i paragjykuar në këtë Shqipëri, Xhani Shqerra është i pari. Mënyra ime, eleganca e të shprehurit, më femëror nga çfarë ishin mësuar të shohin. Por kanë ndryshuar gjërat edhe në ekran", u shpreh Xhani.







