Nga Shqipëria / E Shtunë 11 Maj 2019, 18:06

Pa makeup dhe e lodhur, Rina Balaj fotografohet në aeroport

Rina Balaj është padyshim një nga reperet më të sukseshme shqiptare dhe këngët e saj janë kthyer në hite. Rina është shumë e komentuar në media jo vetëm për sherret me reperet e tjera, por edhe pamjen e saj.

Ditën e sotme reperja është fotografuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari". Në fotot e siguruara nga "Gazeta Express", Rina shfaqet pa pikë grimi dhe pak e lodhur. 

Në një postim në Instastory, reperja ka zbuluar se është nisur për në Zvicër ku do të mbajë një koncert së bashku me Feron.