Nga Shqipëria / E Premte 10 Maj 2019, 20:08

Rina Balaj bën ndryshimin e papritur në pamje dhe duket kopje e Tunës

Një nga reperet më të komentuara në media e që ka arritur shumë sukses me hitet e saj, Rina Balaj ka eksperimentuar shumë me look-un e saj së fundmi.

Për disa kohë, Rina hoqi dorë nga flokët e zeza dhe papritur i bëri të kuqe. Mirëpo mesa duket edhe me këtë ngjyrë reperja nuk është ende e kënaqur dhe ka bërë sërish ndryshim.

Në fotot e fundit Rina shfaqet bjonde me flokët e gjatë si Rapunzel dhe e veshur me rozë. Të njëjtin model flokësh dhe të njëjtat ngjyra i pamë edhe në foton e fundit të Tunës.

Ky model flokësh është kthyer në trend së fundmi dhe mesa duket këngëtaret shqiptare janë të parat që po e ndjekin.