Kim Kardashian dhe Kanye West janë bërë sot prindër për herë të katërt. Fëmija ka ardhur në jetë nga një nënë surrogate dhe lajmin e bukur e ka dhënë vetë Kimi.

"Ai ka ardhur dhe është perfekt", shkruan ylli i "Keeping up with Kardashians" në një postim në Twitter.

Kim nuk e ka zbuluar ende emrin e fëmijës, por pak kohë më parë gjatë një interviste ajo tregoi se po kërkon për emra armenian meqënëse familja Kardashian është nga Armenia.

Kim është nënë edhe e tre fëmijëve të tjerë, North, 5 vjeç, Chicago 1 vjeç dhe Saint, 3 vjeç.







