Reperët e njohur Duda dhe Fero janë kapur keq me komente së fundmi pas një postimi të Feros. "Unë jam artisti rap më i mirë në botë", shkruante Fero.

"Ti munesh me kan humori me i mire ne Hip Hop shqip ose ma i rrahuri, po asnjehere RAP artist… (edhe ktyne tjerve ju ka ik ftyra hala pa e bo ftyren mire)", i komenton Duda.

"Hala gjall kukshe a. muzika jote hit e fundit u kon 2006", ja ka kthyer Fero duke vazhduar komentin me ofendime.

Duda nuk e ka lënë me kaq dhe në një postim në Instastory e ka ker.cenuar Feron se do i shkojë në shtëpi.








