Nga Shqipëria / E Premte 10 Maj 2019, 17:05

Momenti kur Loredana nevrikoset dhe çohet me nerva në konferencë

Loredana Zefi mbajti konferencë para mediave sot ku u shpreh se paratë janë marrë me dëshirën dhe vullnetin e palës tjetër të gruas zvicerane. Loredana foli shumë e qetë gjatë konferencës dhe madje duke qeshur e duke bërë shaka.

Mirëpo në momentet e fundit të konferencës, këngëtarja u nevrikos pas një pyetje të gazetarit i cili e pyeti nëse rrezikohet imazhi i saj pas kësaj ngjarjeje të bujshme.

Loredana u ngrit në këmbë për të dhënë përgjigje dhe ngriti zërin.

Avokati insistoi që ajo të ulej, por Loredana vazhdoi derisa e sqaroi gazetarin.