Ditën e sotme këngëtarja shqiptare Loredana Zefi mbajti konferencë para mediave ku foli për herë të parë pas lajmeve të bujshme. Loredana u shpreh se paratë janë marrë me dëshirën dhe vullnetin e palës tjetër, pra të gruas zvicerane.

Pas konferencës së këngëtares ziverania Petra Z. ka reaguar për portalin zviceran "20 minuten".

"Kur e pashë të qeshurën superiore të Loredanëss, nuk mund ta shikoja më shumë. Ajo nuk ka njerzillek. Paratë nuk janë marrë aspak në mënyrë vullnetare. Ajo më terr orizonte mua dhe bashkëshortin tim", është shprehur zvicerania.









