Nga Shqipëria / E Premte 10 Maj 2019, 13:01

Vajzat do çmenden pas tij: Arbenita prezanton vëllain super yll

Partnerja e Feros, Arbenita Ismajli, është kthyer në një ndër modelet më të njohura e të komentuara të momentit, e cila numëron mijëra ndjekës në profilin e saj në Instagram. 

Disa javë më parë, ajo na prezantoi të gjithëve me motrën e saj super yll, Almedinën, e cila kishte ngjashmëri të madhe me modelen.

Pak më parë, Arbenita ka ndarë me të gjithë ndjekësit në Instastory edhe një foto të vëllait të saj super yll, të cilin nuk e kishim parë më herët në profilin e modeles.

"Motra dhe vëllai", shkruan Arbenita krahas fotove të tyre, duke i bashkëngjitur një zemër të kuqe.