Nga Shqipëria / E Premte 10 Maj 2019, 13:01

Tha se do të tregonte të vërtetën, Loredana merr vendimin e papritur para konferencës

Ditën e sotme, reperja Loredana njoftoi nëpërmjet një statusi në Instastoryn e saj se do të mbante një konferencë për shtyp për të sqaruar gjithçka ç'ishte shkruar për të në media këto ditë.

“Ju ftoj që sot me datët 10.05.19 (E Premte) në ora 12:00 në Hotelin Emerald në Prishtinë të vini në konferencë për media ku unë do jem me dy avokatët e mi, Tomë Gashi dhe Artan Sadiku për të sqaruar të vërtetën lidhur me publikimet në media ditëve të fundit me atë që çka ka ndodhur në të vërtetën për rastin në Zvicër."- shkruante Loredana në postim.

Mirëpo, reperja ka publikuar sërish një tjetër njoftim, ku deklaron se konferenca do të shtyhet për në orën 14:00, për shkak të angazhimeve të avokatit Tomë Gashi.

"Konferenca e caktuar në ora 12, për shkak të angazhimit të avokatit Tomë Gashi do të mbahet në ora 14:00 në Hotel Emerald Prishtinë."- shkruante reperja në njoftimin e ri, duke i lënë ende njerëzit në pritje.