Nga Shqipëria / E Premte 10 Maj 2019, 12:12

Rina sjell super bashkëpunimin me këngëtaren e preferuar të shqiptarëve

Rina Balaj është kthyer në një ndër emrat më të njohur të momentit në showbizin shqiptar, e cila një javë më parë mori vëmendjen e të gjithëve me një postim në Instagram, ku kishte pozuar krah këngëtares së famshme Adelina Ismaili.

Së fundmi, në emisionin e mëngjesit në "T7", reperja ka treguar publikisht planet për projektet e ardhshme dhe ka zbuluar se do të sjellë një super bashkëpunim me Adelina Ismailin.

Ky bashkëpunim do të jetë ripërpunim i njërës prej këngëve të Adelinës, siç është edhe trendi i fundit shumë i pëlqyer i muzikës shqiptare. Megjithatë, mbetet ende të presim se kur do të lançohet projekti i ri i reperes.