Nga Shqipëria / E Premte 10 Maj 2019, 12:12

Ndaloni gjithçka, fëmija i katërt i Kim Kardashian është gati të lindë

Kim Kardashian dhe reperi Kanye West po bëhen prindër për herë të katërt. Nëna surrogate që po mbart fëmijën e katërt të çiftit të famshëm është në maternitet dhe gati për të sjell në jetë vogëlushin.

Lajmin e ka dhënë mbrëmjen e djeshme në emisionin “The Ellen Show” motra e Kim, Kourtney e cila teksa suprizoi të ëmën në emision zbuloi për të gjithë se Kim dhe Kanye janë nisur për tek nëna surrogate pasi ajo ishte gati për të lindur.

“Këtë gjë nuk e di as mamaja ime, por më duhet t’ia them. Nëna surrogate është në sallën e lindjes dhe Kim është atje”, ka thënë Kourtney teksa të gjithë janë surprizuar.