Nga Shqipëria / E Premte 10 Maj 2019, 11:11

Problemet s'kanë të ndalur: Tjetër akuze për Loredana Zefin

Pas lajmeve të bujshme të këtyre ditëve, reperja Loredana Zefi njoftoi se ditën e sotme do të mbajë një konferencë për shtyp për të sqaruar gjithçka që u fol në media dhe rastin e çiftit zvicerian që akuzoi këngëtaren.

Mirëpo, sipas "Prive", veç çiftit zviceran dhe mikeshës së Loredanës, tashmë reperen e ka akuzuar edhe avokati Valentin Landmann, pasi siç thuhet, Loredana është hequr si vajza e tij jashtë martesore.

“Nuk isha aspak i lumtur kur dëgjova për lajmin. Ky është një a.b.uzim absurd me emrin tim. Nuk kam të bëj me ngjarjen dhe nuk kam asnjë vajzë të jashtëligjshme. Gjithçka është gënjeshtër”- ka thënë avokati për zviceranen "Blick".