Nga Shqipëria / E Premte 10 Maj 2019, 10:10

Shifra marramendëse, ja sa ka kushtuar vila që Rita i bleu prindërve në Kosovë

Pak ditë më parë nëna e këngëtares, Rita Ora, dha lajmin e mirë që më në fund ajo dhe familja e saj tashmë kishin një shtëpi në Kosovë. Vera Ora publikoi një foto të vilës luksoze dhe pranë saj shkruante: “Shtëpia është aty ku qëndron zemra. Megjithëse jetojmë në Londër, është e rëndësishme për ne që fëmijët dhe brezat e së ardhmes të kenë mundësinë që të vizitojnë vendlindjen tonë Prishtinën, në Kosovë.”

Së fundmi media britanike ‘The Sun’ ka zbuluar se në fakt shtëpinë në Kosovë e ka blerë vetë Rita dhe ajo ka harxhuar plot 1.5 milion paund për të. Siç është mësuar këto para janë një kontribut indirekt për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës, megjithatë burime pranë këngëtares kanë treguar se ajo në fakt e ndjen si detyrim që të ndihmojë prindërit e saj dhe tu plotësojë çdo dëshirë për shkak të sakrificave dhe kontributin që ata kanë bërë ndër vite që Rita të arrinte atje ku është sot.

Kujtojmë që vetëm pak muaj më parë, këngëtarja shqiptare u rëndit në mesin e muzikantëve më të pasur në Britani.