Nga Shqipëria / E Premte 10 Maj 2019, 10:10

‘Kjo është çmenduri’, Vesa Lumës i ndodh e pabesueshmja në Zelandën e re

Këngëtarja shqiptare Vesa Luma siç dihet kohë më parë u largua së bashku me bashkëshortin Big Basta dhe djalin Lian në Zelandën e re ku dhe siç u tha do të ndërtonte një jetë të re atje. Mirëpo, ndonëse Big Basta prej muajsh ndodhet atje, Vesa dhe djali pak kohë më parë u rikthyen në vendlindje.

Por, teksa ka qëndruar atje Vesa siç ka thënë ka punuar për projekte të reja muzikore dhe nëpërmjet Instagramit ajo ka arritur të bëhet shumë e njohur. Këtë gjë e ka treguar së fundmi edhe lista e njerëzve më me influencë në Zelandë.

Vesa ka shpërndarë së fundmi një postim ku tregon se Instagrami i saj është renditur në mesin e 10 profileve më influencuese në Zelandën e re për 2019.

“Kjo është çmenduri”, ka shkruar Vesa pranë postimit ku tregon se është surprizuar shumë nga kjo renditje.