Nga Shqipëria / E Premte 10 Maj 2019, 09:09

Krahasoi bebushin mbretëror me një shimpaze, moderatorit të njohur i ndodh gjëma

Dukesha e Sussex, Meghan Markle dhe Princ Harry u bënë prindër për herë të parë të një vogëlushi që e pagëzuan me emrin Archie Harrison. Vetëm dy ditë më parë, ata ndanë me mediat portretin ëngjëllor të të voglit, i cili u kthye në bebushin më të përfolur në mbarë botën.

Gazetari i njohur i BBC, Danny Baker, komentoi publikisht ditën e djeshme të voglin e Meghan dhe Harry-t, duke e krahasuar me një shimpaze.

"Fëmija mbretëror lë spit.alin."- shkruhej në foton e publikuar në llogarinë e tij në "Twitter".

Kaq ka mjaftuar që gazetarin ta heqin menjëherë nga puna, vendim të cilin ai vetë e bëri të ditur në profilin e tij, duke u munduar të shpjegonte se humori i tij ishte keqkuptuar.