Nga Shqipëria / E Premte 10 Maj 2019, 09:09

Modelja serbe ndihmon nënën shqiptare, i jep shumën e madhe të lekëve

Modelja shqiptare Emina Cunmulaj siç dihet prej kohësh është marrë me bamirësi dhe ka ndihmuar shumë familje shqiptare nëpërmjet kontributit të saj në Fundjava Ndryshe. Mbrëmjen e djeshme ajo ka mbajtur një event ku ka prezantuar një rast të një nëne shqiptare e cila kishte mbetur e vetme me fëmijët e saj, ajo ishte pa shtëpi dhe pa të ardhura.

Të gjithë ata që kanë qenë pjesëmarrës në event kanë shprehur dëshirën për ta ndihmuar atë. Një ndër tyre ka qenë edhe modelja e njohur serbe e cila ka shprehur dëshirën të jap kontributin e saj monetar për nënën shqiptare.

“Ivana Korab është nga Serbia dhe po më mbështet mua dhe Fundjava Ndryshe. Kështu duhet të jetë bota, ne të gjithë duhet ta duam dhe ta mbështesim njëri-tjetrin. Dashuria nuk njeh kufij dhe fe. Së bashku jemi më të fortë.”, ka shkruar Emina pranë videos me modelen.