Anna Lika është padyshim një nga personazhet më të pëlqyer nga publikun, por edhe ndër më të komentuarat në media. Aktorja vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe çdo deklaratë e saj bën bujë.

Së fundmi, e ftuar në emisionin radiofonik "MCN Urgenca", moderatori e pyeti Annën se kur ka qarë për herë të fundit dhe ajo u përgjigj se ka qarë disa ditë më parë pasi i ishte irrituar fytyra.

"Thashë se ishte me ato, se zakonisht femrat kur janë me ato qajnë", i tha moderatori.

"Jo, unë kur jam me ato ha çdo gjë. Ha çfarë më del përpara. Mikrofonat një herë i kam shumë qejf", u shpreh Anna duke qeshur. Ndiqni videon.







