Nga Shqipëria / E Enjte 9 Maj 2019, 20:08

E maskuar me kapuç dhe syze, Loredana mbërrin në Kosovë (Video)

Loredana dhe Mozzik janë rikthyer në Kosovë pas lajmit të bujshëm dhe pak më parë kanë mbërritur në aeroportin e Prishtinës ku janë rrethuar menjëherë nga gazetarët dhe kamerat.

Në videon e publikuar nga "Prive", Loredana shfaqet duke ecur me shpejtësi, e veshur me të zeza, me kapuç dhe syze. Ndërsa Mozzik i përgjigjet për pak sekonda gazetarëve. 

Mozzik ka thënë se shumë shpejt do të flasin avokatët.

Më pas çifti hipën në një makinë dhe u larguan.