Pas lajmeve të bujshme për Loredanën e cila ka qenë kryefjala e mediave shqiptare e huaja këto ditë, ka reaguar sërish vëllai i Mozzik, reperi i njohur Getinjo.

Në një postim në Instastory Getinjo shkruan se askush nuk i ndal dot ata, pavarësisht fyerjeve e paragjykimeve.

"Njeriu është i fortë, krejt i përballon, fyerjet e njerëzve, paragjykimet e njerëzve, po po krejt i përballon njeriu. Bravo për këtë plan program, na keni goditfort, ja keni arrit, por kurrësesi s'keni me arrit me na ndal, kurrë s'keni me arrit me na pa tëshkaterruar, kurrë. Ju don xhaxhi Geti shumë. Ju pafsha aty ku doni mem pa", shkruan Getinjo.












