Portali zviceran "20 minuten" ka bërë të ditur se avokati i Loredanës ka kontaktuar mbrëmë vonë zonjën Petra Valais e cila ka akuzuar këngëtaren shqiptare për vje.dhjen e 700 mijë frangave.

Zonja Valais ka deklaruar se avokati e ka kontaktuar mbrëmë në ora 21:53. Ai i ka thënë se Loredana është e pafajshme dhe vëllezërit e saj e kanë shtyrë në këto veprime. Avokati i ka ofruar 200.000 frangë, por zonja Valais ka refuzuar.

Avokati e ka rritur ofertën për kompromis në 350.000 frangë.

"Unë refuzova sërish sepse i kam dhënë Loredanës dhe vëllait të saj dyfishin e kësaj shume", ka deklaruar Petra. Portali zviceran raporton se negociatat po vazhdojnë.
Burimi: Prive







