Aktori turk Can Yaman është kthyer në të preferuarin e publikut me rolin e tij në serialin "Erkenci kus" ku luan krah aktores Demet Ozdemir. Ndonëse më parë ka luajtur në seriale të tjera shumë të ndjekur, ishte "Erkenci kus" që e bëri të famshëm edhe jashtë Turqisë Can Yamanin.

Askush nuk e dinte, por në episodin e fundit të këtij seriali, gjatë një bisede zbulohet se Can ka qenë në Shqipëri, bën të ditur Xing.al.

Duke qenë se Can është me origjinë shqiptare, skenaristët kanë menduar ta përfshijnë edhe Shqipërinë. Megjithatë ardhja e Can në Shqipëri ndodh vetëm brenda serialit, pasi në të vërtet aktori nuk ka ardhur ende dhe nuk dihet nëse ka plane të afërta për të vizituar vendin./Xing.al









