Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë një ndër çiftet më të njohur e të komentuar të showbizit në mbarë botën, të cilët morën vëmendjen e të gjithëve me historinë e tyre të dashurisë.

Në intervista të shumta ata kanë deklaruar se janë mjaft të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, ndërsa së fundmi fansat e çiftit po çmenden nga lajmi se Hailey mund të jetë shtatzënë për herë të parë.

Gjithçka nisi nga një video e publikuar në rrjet, ku pas festës së "Met Gala"-së, vipat u mblodhën në një tjetër festë më private dhe Kendall Jenner shfaqej duke i fërkuar barkun mikeshës së saj, Hailey-t.

Kaq mjaftoi që të përhapej menjëherë lajmi se dashur padashur, Kendall i kishte nxjerrë zbuluar Justinin dhe partneren e tij.
Haileys PREGNANT ð??¸ð?¤°ð?¼#haileybaldwin #haileybieberpregnant pic.twitter.com/uyRQnq1RbW
— ð?£ð??ð?¨ð?¨ð?? ð?¡ð?®ð?£ð?£ ð??? (@arimoonlightera) May 8, 2019





