Nga Shqipëria / E Enjte 9 Maj 2019, 17:05

'Bën jetë luksoze në kurriz të të tjerëve', ish-menaxheri bën për një lek Loredanën

Një çift zviceran Petra dhe Hans pretendojnë se këngëtarja shqiptare Loredana u ka marrë 700,000 franga dhe ky lajm ka qenë kryefjala e mediave që prej ditës së djeshme. 

Menaxheri i "On Records", ku bashkëshorti i Loredanës, Mozzik ka qenë kohë më parë, ka thumbuar çiftin me një postim në Instastory ditën e sotme.

"Bëjnë jetë luksoze në kurriz të njerëzve tjerë. Çfarë të them tjetër për këta njerëz", shkruan Met Elshani.

Loredana dhe Mozzik nuk kanë folur ende lidhur me rastin. Çifti kanë bllokuar edhe komentet në Instagram për t'ju shmangur pyetjeve të fansave.