Reperja e njohur e hitit "Ilegal", Rina Balaj, është një ndër emrat më të komentuar të showbizit shqiptar, e cila shpesh është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të konflikteve të saj me Taynën.

Shumë e ndjekur në rrjete sociale, ajo ka tërhequr së fundmi vëmendjen me postimet në Instastory, ku tregon se ka bërë gjestin e bukur me rastin e Ramazanit.

Ajo shfaqet duke i ndarë ushqime dhe ndihma familjeve në nevojë, gjest që është vlerësuar nga miqtë e reperes.
"Kështu kur vendos me nda pare nga koncerti i fundit, për me i ndihmu familjet në nevojë. Inspirim, vetëm 19 vjeç çika.
Dhe jo vetëm ky rast, ka edhe të tjerë që nuk ka dashur kurrë t'i përmendë. Bravo Rina Balaj."- shkruhet në njërin prej postimeve.






