Loredana Zefi ka qenë kryefjala e mediave pasakuzave për vje.dhje ndaj një çifti zviceran. Petra dhe Hans pretendojnë se Loredana u ka marrë 700,000 franga, kurse vëllai i saj, 200,000 franga e që në total kapin shifrën prej 900.000 franga.

Sipas "20minuten" disa vullnetarë shqiptarë janë shprehur të gatshëm të ndihmojnë çiftin zviceran.

Blogeria Fatjonë Krasniqi së bashku me disa blogerë të tjerë shqiptarë, kanë marrë iniciativë për të filluar një fushatë donacioni për Petrën, bën të ditur "lajmi.net".

"Së bashku me disa blogerë të tjerë shqiptarë, ne vendosëm të fillonim një fushatë donacioni për Petrën", është shprehur 23-vjeçarja.

Loredana dhe Mozzik nuk kanë folur ende për mediat lidhur me rastin. Çifti kanë bllokuar edhe komentet në Instagram për t'ju shmangur pyetjeve të fansave.







