Pas lajmit të bujshëm që bëri xhiron e rrjetit, mediat zvicerane i kanë kushtuar një artikull reperes Loredana Zefi, duke analizuar situatën në të cilën ajo ndodhet.

Gazeta zvicerane “20 minuten” ka vënë në pikëpyetje karrierën e saj si këngëtare, ndërsa menaxheri i muzikës Oli Rosa është shprehur se ajo vepron në një mjedis ku energjia e keqe konsiderohet si diçka e mirë dhe shton besueshmërinë tek fansat.

Sipas zviceranes, ky tashmë është një fenomen i zakonshëm sepse janë të shumtë nëpër botë artistët që kanë pasur probleme të mëdha, megjithatë këngët e tyre kanë vazhduar të dëgjohen e të pëlqehen.
Burimi: Who






