Nga Shqipëria / E Enjte 9 Maj 2019, 15:03

E vërteta e dasmës së Gaz Pajës: Zbulohen detajet

Aktori i njohur i spektaklit të humorit, "Portokalli", Gaz Paja, është një ndër emrat më të komentuar të showbizit shqiptar, për të cilin së fundmi po përflitet se do t'i japë fund beqarisë.

Gazi është prej disa kohësh në një lidhje dashurie me partneren e tij bjonde, Irën, marrëdhënie të cilën kanë preferuar t'a mbajnë larg syrit të mediave dhe rrallëherë janë shfaqur së bashku në dalje publike.

Aktori dhe bukuroshja do t'i japin fund beqarisë në verën e këtij viti dhe "Xing.al" zbulon se organizimi i madh i është besuar "Ami Event", që do të kujdeset për çdo detaj gjatë dasmës së çiftit. Ndërkohë, mbetet ende të mësojmë se cila do të jetë data e shënuar që Gazi dhe partnerja e tij do të kurorëzohen me martesë këtë vit.