Kryetari i Partisë Demokratike,Lulëzim Basha është treguar gjithmonë diskret për jetën personale dhe rrallëherë ka publikuar foto ose momente me familjen e tij. Siç dihet ai është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Ditën e sotme, Basha ka qenë në një vizitë në qytetin e Pogradecit ku dhe për herë të parë ka folur për martesën e tij me Aurelën dhe ka ndarë me qytetarët disa të pathëna nga jeta e tij.

"Qyteti i dashurisë Pogradeci e…Sot kam 15-vjetorin e martesës dhe po e zbuloj këtë sekret që të jemi baraz. Lidhjen me Aurelën e kam pagëzuar këtu, në hotel “Turizmi”, tha Basha duke shkaktuar duartrokitje dhe të qeshura në publik.





